“Konsumatori” reagon kundër mashtrimeve të Viva Fresh

“Konsumatori” reagon kundër mashtrimeve të Viva Fresh

 

Kryetari i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka thënë se shumë markete në Kosovë po vazhdojnë me mashtrimet me çmimet e dyfishta, pas raportimit të Insajderit se konsumatorët janë mashtruar nga biznesi Viva Fresh Store.

Ministria e Tregtisë ka gjobitur kompaninë në fjalë pasi që Inspektorati i Tregut ka gjetur se dy produkte në këtë market kanë pasur tjetër çmim në rafte dhe tjetër tek arka.

Për këto mashtrime sikurse të marketit “Viva Fresh”, ka reaguar kryetari i “Kosumatori”-t, Selatin Kaçaniku.

“Përkundër ankesave të shumta të qytetarit konsumator dhe të Org. KONSUMATORI shumë
markete vazhdojnë mashtrimet me çmimet e dyfishta. Qytetarët konsumatorë të pavëmendshëm po e paguajnë shtrenjtë shopingun”, ka thënë Selatin Kaçaniku”, ka thënë ai.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se shumë konsumatorë po bien pre e reklamave mashtruese, të cilat po i mashtrojnë qytetaret me aksione e fushata.

Kaçaniku ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë vëmendje dhe ti verifikojnë produktet të cilat i blejnë e pastaj t’i blejnë.

“Qytetarët po bien pre e reklamave mashtruese, po mashtrohen me aksione e fushata. Edhe ashtu shumica e çmimeve janë më të larta se të njëjtat, edhe më cilësore, në shtetet e BE-së.
Kujdes, mos i besoni askujt. Fillimisht verifikoni, pastaj sfidoni besimin,e në fund shikoni se si do t ia bëni”, ka thënë ai./ Insajderi.com

Gjobitet “Viva Fresh” për mashtrim ndaj konsumatorit me çmime të produkteve