A është vendosur flamuri shtetëror sot “Te Rrethi”?

A është vendosur flamuri shtetëror sot “Te Rrethi”?

Ishte paralajmëruar se flamurii Kosovës do të vendoset sot “Te Rrethi” pranë atij kombëtar I cili tash e sa kohë është vendosur nga një ish zyrtar i komunës së Prishtinës.

Por as sot flamuri shtetëror nuk u vendos. Kryetari i komunës Shpend Ahmeti ka thënë se kjo është përgjegjësi e Qeverisë ndërsa këta të fundit e hedhin topin tek këshilli organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Askush nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka pasur idenë se kur do të vendoset flamuri shtetëror.

Mos vendosja e flamurit ka shkaktuar polemika në media, shoqëri civile por edhe parti politike.