Arsyeja e paqartë pse RTK-ja ndërpreu transmetimin e koncertit

Arsyeja e paqartë pse RTK-ja ndërpreu transmetimin e koncertit

Shumë qytetarë të cilët ishin duke e përcjellë koncertin e Rita Orës për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kur në kulmin e performancës së saj, transmetimi direkt u ndrëpre.

Rita Ora ishte duke vallëzuar nën ritmet e këngës super të njohur të valles së Shotes e cila ishte e kombinuar me disa këngë të saja, kur RTK-ja ndërpreu transmetimin duke vendosur një emision të zakonshëm.

Krejt kjo sipas informacioneve që janë dhënë sot në emisionin e mëngjesit në RTK del se televizioni publik kishte të drejtë ti transmetonte vetëm dy këngë të Rita Orës por në të njëjtën emision, Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ i Shënimit të 10 Vjetorit të Pavarësisë, fliste se kanë rënë dakord me menaxhmentin ligjor të Rita Orës për ta transmetuar krejt koncertin e Rita Orës.

Megjithatë, Rita Ora nuk u ndërpre  kur ajo po këndonte këngët e saja origjinale por teksa këndonte disa këngë miks mes tingujve të “Valles së Shotës” dhe këngëve të saja./Insajderi.com

Rita Ora e kallë me Shoten, RTK-ja dështon

Dështimi i madh i RTK-së – Nga Rita Ora në Migjen Kelmendin – Ndërpritet transmetimi në kulm të performancës për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Posted by Insajderi on Saturday, 17 February 2018