![Gjimnazi i Pejës paguan rrymën të cilën e prodhon vetë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/02/gjimnazi.jpg)
Gjimnazi, “Bedri Pejani”, në Pejë ka pesë vjet që prodhon energji elektrike përmes pllakave të vendosura mbi kulmin e shkollës me një donacion gjerman, në vlerë orej 45 mijë eurosh.
Këto pllaka diellore, siç tregojnë në gjimnaz prodhojnë 10.5 kilovat rrymë ripërtrirëse në orë, e cila derdhet në rrjetin elektrik të KEDS-it, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga kjo rrymë Gjimnazi nuk e shfrytëzon asnjë kilovat dhe gjitha këto vite tërë atë rrymë të prodhuar, sipas drejtuesve të kësaj shkolle, KEDS-i nuk e kompenson, e madje as nuk ua heq nga fatura mujore sasinë e rrymës që e marrin nga Gjimnazi.
Në Gjimnaz si shembull tregojnë faturën e muajit dhjetor, në të cilën figuron konsumi prej 3 mijë e 160 kilovatësh, prej të cilave në Gjimnaz pohojnë se me siguri pllakat e tyre diellore kanë prodhuar gjatë atij muaji rreth 2 mijë kilovat.