Rama e sqaron deklaratën për një president Kosovë – Shqipëri

Rama e sqaron deklaratën për një president Kosovë – Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sqaruar deklaratën e bërë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për një President të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë e cila nxiti reagime të mëdha në Bruksel, Prishtinë e Beograd.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori”.

“Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama në një interesim për tch .