Shqiptari 10 vjeçar mbytet në një lumë në Gjermani

Shqiptari 10 vjeçar mbytet në një lumë në Gjermani

Një vogëlush 10 vjeçar shqiptar  ka humbur jetën deri sa po lahej në lumin Niers, afër qytetin Goch, në Gjermani, shkruan focus.de. Ekipi i shpëtimtarëve (DLRG) fillimisht ka arritur ta nxjerrë vogëlushin nga uji dhe kanë provuar rianimimin e pastaj e kanë transportuar në spital. Por, siç bën të ditur policia, ai ka vdekur dje në orët e para të mbrëmjes., transmeton albinfo.ch

Djaloshi, pasditen e të dielës kishte hyrë në ujë të lumit Niers, brenda një parku të qytetit Goch dhe është bartur nga rryma e ujit.

Rreth 60 veta nga njësitet zjarrfikëse dhe DLRG si dhe një helikopter i policisë kanë bërë kërkime në rrjedhën e lumit për të gjetur vogëlushin. Pas rreth gjysmë ore, trupin e pajetë e kanë gjetur zhytësit në afërsi të vendit të fatkeqësisë, poshtë në shtratin e lumit dhe e kanë nxjerrë prej aty, përcjell albinfo.ch Nuk dihet nëse ai dinte të notonte ose jo.