Vdekja e fëmijës 3 vjeçar si pasojë e shembjes së një shtëpie të vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, ka shokuar Prizrenin.
Organizata jo-qeveritare “Emancipimi Civil Ma Ndryshe”, ka reaguar duke thënë se vdekja e fëmijës 3 dhe gjendja e rëndë e nënës së saj dhe fëmijës tjetër, ëshë pasojë e mungeses së kujdesit ndaj trashëgimisë kulturore në këtë qytet.
Për këtë ata bëjnë përgjegjës kryetarin e komunës, Ramadan Muja.
“Duke shprehur pikëllimin për këtë humbje, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, përfshirë dhe përgjegjësinë penale për shkaktim të vdekjes si rezultat i papërgjegjësisë”, thuhet në letrën e tyre.
Shembja e shtëpisë në Prizren: Vdes fëmija 3 vjeçar, nëna dhe tjetri fëmijë në gjendje të rëndë
Sipas “Ec ma ndryshe” , një muaj më parë, është kërkuar intervenimin urgjent të institucioneve përgjegjëse në objektet në rrugën “Marin Barleti”, që janë në prag të kolapsit.
“Moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në këtë gjendje tashmë ka prodhuar edhe tragjedi”, thuhet në fund të kësaj letre. /Insajderi.com