
Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka kërkuar nga policia hetim, rreth pretendimeve e kandidateve që kanë aplikuar në konkursin e fundit për infermiere në QKUK, se vendet e punës janë blerë.
Në media është raportuar se për të siguruar një vend pune është paguar nga 2 mijë deri në 5 mijë euro.
Sipas një njoftimi për media se ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës, Basri Sejdiu, këtë kërkesë e ka bërë zyrtarisht në departamentin e për hetime të policisë.
“Drejtoria e SHSKUK pret nga Policia e Kosovës të hulumtoj pretendimet dhe sqarohet në tërësi kjo situatë, meqë ka individë që dëshirojnë të njollosin këtë proces dhe SHSKUK në tërësi”.
“SHSKUK do të ofrojë bashkëpunim dhe përkrahje të plotë për hulumtim të tërësishëm të situatës dhe inkurajojnë të gjithë kandidatët që kanë fakte dhe argumente të paraqesin ato tek organet hetuese në mënyrë që mos të lejohet që askush të njollos dhe abuzoj me detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin nga SHSKUK.