Nëna ende nuk di për vdekjen e fëmijëve të saj dhe burrit

Nëna ende nuk di për vdekjen e fëmijëve të saj dhe burrit

Edmond Preka dhe tre fëmijët e tij humbën jetën tragjikisht pak ditë më parë në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në Velipojë.

Makina ku ai udhëtonte me familjen u përplas me një tjetër automjet duke rezultuar fatal për 4 anëtarët e familjes. Por gruaja, që ndodhej në makinë me ta, është ende gjallë dhe ndodhet e shtruar në spital. Mes dhimbjeve të plagëve të marra nga aksidenti, Evisa Preka, ende nuk është njohur me lajmin e kobshëm, dhe kërkesa e saj për mjekët është që të kujdesen për familjarët e saj, duke menduar se bashkëshorti dhe fëmijët janë gjallë. Familjarët kanë zgjedhur t’ia fshehin këtë lajm të tmerrshëm derisa gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.

Por kunata e Evisës ka ndarë një postim mjaft prekës në rrjetin social Facebook.

Pas humbi vëllanë, dy mbesat dhe nipin, ajo i shkruan me një dhimbje të papërshkrueshme kunatës së saj, të cilës nuk gjejnë forcë për t’i treguar për ngjarjen e rëndë.

“O nusja e vllaut tem zoti të dhaft forcë me përballu humbjen e familjes tane. Ti past Krishti në parriz”, – ka shkruar ajo.

Edmondi dhe tre fëmiëjt e tij të mitur,  Noemi, Ajseli dhe Rajani humbën jetën, duke mbijetuar vetëm mamaja, Evisa. Dje i është dhënë lamtumira edhe Noemit të vogël, e cila pas një jave në koma u nda dy ditë më parë nga jeta, duke thelluar akoma edhe më shumë tragjedinë.