Arrestohet Vali Corleone – dërgohet tek psikiatri

Arrestohet Vali Corleone – dërgohet tek psikiatri

Vali Corleone është arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi që ka ngacmuar prindërit e tij, me të cilët jetonte në një shtëpi.

Për këtë arsye, prindërit e Corleones e kanë raportuar atë në polici, ku më pas edhe është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Ismet Hashani, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit, i ka thënë Insajderit se rasti është iniciuar si “Ngacmim”, ku ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas Hashanit, Vali Corleone ka refuzuar t’iu bindet urdhrave të policisë, ku më pas edhe është arrestuar, me ç’rast ka vazhduar të ketë sjellje agresive edhe në stacionin e policisë, për çka është kontrolluar edhe tek mjeku psikiatër./Insajderi.com