Gjykata vendos për Vali Corleonen

Gjykata vendos për Vali Corleonen

Gjykata Themelore në Gjilan, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë në rastin e Princvalentino Corleone.

Gjykata e refuzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit në institucionin e kujdesit Shëndetësor ndaj tij u caktua masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Lajmin e konfirmoi zyrtari për informim në Gjykatën Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

“Ndaj të pandehurit caktohet masa e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë në kohëzgjatje prej 15 ditëve”, tha Shkodra për Insajderin.

“Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe ka dëgjuar pretendimet e prokurorit dhe ekspertit psikiatër, ka konstatuar se i pandehuri P. C., ka manifestuar probleme psikologjike, duke ngacmuar dhe ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij”.

Konstatohet se Vali Carleone ka çrregullime psikike – kërkohet që paraburgimi të mbahet në psikiatri

Nisin hetimet ndaj Vali Corleones – ngacmoi në vazhdimësi prindërit