
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar sot që të mbështetet projekti human, “Ti je një luledielli”, për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundje të ndryshme.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka postuar një fotografi me iniciatorën e kësaj fushate, Albana Osmani ku dhe kishte veshur bluzën me mëngë të shkurta me foto të një luledielli.
“Në mbështetje të projektit human “Ti je një luledielli”, për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundje të ndryshme. T’u japim më shumë shpresë dhe më shumë forcë atyre”, ka shkruar Thaçi.
Këtë kambanj e kanë mbështetur edhe kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryetari i kuvendit, Kadri Veseli. /Insajderi.com