Opozita: Jemi më të vendosur se kurrë

Blloku opozitarë ka dal me qëndrim të përbashkët lidhur me takimi e Ramush Haradinajt, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me drejtuesit e Qeverisë së Kosovës në takimin e organizuar nga Presidentja Jahjaga. Kanë njoftuar se nuk ka përçarje brenda grupit.

Përkundrazi, këto parti kanë thënë se janë më të bashkuara se asnjëherë, duke paralajmëruar se protesta e 17 shkurtit do të jetë ndër më të mëdhatë të organizuara.

Kështu është thënë përmes një deklarate për media dërguar nga AAK, pa takimit të mbajtur sot në mes të kryetarëve të tri partive opozitare.

“Kundërshtimi politik opozitar është i vendosur dhe do të vazhdojë të jetë më i fuqishëm se asnjëherë më parë, deri në shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme,” thuhet në komunikatë.

“Protesta e 17 shkurtit do të jetë ndër protestat më të mëdha të organizuara deri me tash”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga AAK-ja”.

Të hënën, nën organizmin e Presidentes Atifete Jahjaga, liderët e partive qeveritare u takuan me Ramush Haradinaj.  Lideri i AAK-së ishte i vetmi nga opozita që mori pjesë në këtë takim pasi që Vetëvendosje dhe Nisma refuzuan të bashkohen këtyre bisedave./Inasjderi