Në UP homoseksualizmi ligjërohet si prostitucion dhe deformim psikik

Studentëve në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, u ligjërohet se prostitucioni dhe homoseksualizmi janë gati e njëjta gjë. E kjo ka ngjallur reagime të ashpëra.

Në UP homoseksualizmi ligjërohet si prostitucion dhe deformim psikik

Kjo është vetëm një nga cilësimet që i bëhet homoseksualizmit në librin  “Kriminologjia” të autorit Ragip Halili, botimi i shtatë i të cilit është publikuar në vitin 2001.

Kjo mësohet si lëndë në vitin e IV-të në Fakultetin Juridik dhe profesori i cili ka shkruar këtë libër ka qenë ligjërues edhe në universitete të tjera private në Kosovë e Maqedoni.

Halili në librin e tij që ligjërohet nga një profesor tjetër i quan homoseksualët edhe të deformuar psikik.

Duke shkruar për prostitucionin që sipas Halilit i dedikohet automotakisht vetëm femrave, ai vendos të bëjë një dallim me prostitucionin e meshkujve.

Sipas tij, nëse flitet për prostitucion dhe nuk bëhet fjalë për femër, atëherë bëhet fjalë për homoseksualët.

“Këtu duhet dalluar prostitucionin klasik nga homoseksualizmi i cili mund të shprehet siç dihet në formë të pederastisë, pra të marrëdhënieve intime mes personave të gjinisë mashkullore dhe lezbialitetit ose marrëdhënieve intime mes personave të gjinisë femërore ose Safo-dashurisë si quhet kjo marrëdhënie intime mes femrave”, shkruhet në librin e profesorit Ragip Halili.

krim4

Kjo ka ngjallur reagime të ashpra tek aktivistët e të drejtave të njeriut dhe komunitetit LGBT në Kosovë. Fillimisht ky libër është publikuar në faqen “Feminzmi shqiptar” në Facebook, duke kritikuar ashpër cilësimin që profesori Halili ia bënë homoseksualëve.

Më të ashpër kanë qenë aktivistët e LGBT-së, që nëpërmjet organizatës Qendra për Liri dhe Barazi CEL, të cilët nëpërmjet një reagimi publik e kanë dënuar lejimin e teksteve diskriminuese ndaj LGBT-së në Universitetin e Prishtinës.

CEL Kosova është kategorikisht kusht përdorimit të gjuhës së urrejtjes. Ftojmë institucionet përkatëse që sa më parë të ndërmarrin masat e nevojshme për ndalimin  teksteve të tilla, pa baza shkencore dhe me përmbajtje diskriminuese të cilat përdoren nëpër institucionet shkollore”, thuhet në reagimin e tyre.

krimin

Disa nga cilësimet e profesorit Halili, që në media njihet edhe si ekspert për çështje të kriminologjisë, janë edhe ato që homoseksualët kanë probleme psikike.

“Është me rëndësi të theksohet se personat që mirren me këto veprime zakonisht janë persona me problemeve të theksuara bio-psikike, persona që kanë probleme të ndryshme lidhur me gjendjen e jetës së tyre shpirtërore dhe seksuale”, ka shkruar profesori Halili.

krim3

Gazeta ka tentuar ta marrë një qëndrim nga UP-ja e gjithashtu edhe nga profesori por asnjëra palë nuk kanë qenë të qasshëm.

Ndryshe, homoseksualizmi qysh prej vitit 1973 është hequr nga lista e “çrregullimeve mendore” me vendim të Asociacionit të Psikiatërve të Amerikës. Këtë vendim në vitin 1990  e ka marrë edhe Organizata Botërore e Shëndetit.