Çfarë kishin të përbashkët Millosheviqi dhe Bin Ladeni

Çfarë kishin të përbashkët Millosheviqi dhe Bin Ladeni

Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i njohur edhe si “Kasapi i Ballkanit”, ka diçka të përbashkët me Osama bin Ladenin, ish-lider i organizatës terroriste Al-Kaida.

Duart e përgjakura të tyre në vrasjen e njerëzve në forma të ndryshme ka bërë që ata të kenë ngjashmëri.

Në Ballkan, Slobodan Millosheviçi fliste shumë për mbrojtjen e Evropës së krishterë, por interesi i tij i vërtetë ishte ta përdorte fenë dhe përçarjen ekstreme për forcimin e pushtetit të tij, shkruan në librin e saj ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright.

Kurse për Osama bin Ladeni thotë se edhe ai shtirej si mbrojtës i Islamit, por gatishmëria e tij për të vrarë njerëz të pafajshëm, duke përfshirë edhe myslimanë të tjerë, nuk është një interpretim i drejtë i Kuranit dhe nuk është besnik ndaj atij besimi.

Sipas saj, në duar të gabuara, feja shndërrohet në një levë që përdoret për të armiqësuar një grup njerëzish ndaj një grupi tjetër, jo për shkak të ndonjë besimi të thellë shpirtëror, por sepse mund të ndihmojë këdo që kërkon të ngjallë armiqësi.

Për më tepër, ish-sekretarja amerikane, MAdeleine Albright, në librin e saj “Të fuqishmit dhe i plotfuqishmi” ka “reflektime rreth Amerikës, Zotit dhe ngjarjeve të botës”. Ajo llogaritet një ndër gratë më të fuqishme në botë.

Një libër, i cili vjen në shqip falë përkthimit të Engjëllushe Shqarrit dhe Shtëpisë Botuese “Fan Noli”, me një parathënie nga ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, shkruan “Panorama”.

Dy figura shumë të rëndësishme për shqiptarët dhe sidomos për ata të Kosovës./Insajderi.com