Nënkryetarja e VV-së kundërshton komentet fyese ndaj Besa Baftiut

Nënkryetarja e VV-së kundërshton komentet fyese ndaj Besa Baftiut

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar ndaj fjalëve denigruese që i janë bërë së dorëhequres nga kjo parti, Besa Baftiu.

“Fakti që jam pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në krye me Albin Kurtin, aty ku me krenari vazhdoj rrugëtimin tim politik, nuk e zbehë respektin që kam për kolegen dhe aktivisten, Dr. Besa Baftiu, dhe për kontributin e saj të deritanishëm në Lëvizje”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Ajo edhe si grua, nënë dhe doktoreshë e përkushtuar, meriton respekt”.

“Komentet denigruese lidhur me vendimin e saj të fundit, nuk i bëjnë nder askujt”.