Shefi i deputetëve të dorëhequr nga VV-ja: Ky është dallimi më i madh mes nesh

Shefi i deputetëve të dorëhequr nga VV-ja: Ky është dallimi më i madh mes nesh

I zgjedhuri shef i Grupit Parlamentar të 12 deputetëve të dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, deklaroi sot se dallimi më i madh mes tyre dhe Lëvizjes Vetëvendosjes, është politikbërja në Kuvendin e Kosovës.

Në një konferencë për shtyp brenda Kuvendit të Kosovës, Sejdiu u shpreh se “rruga me të cilën ne duam të ecim përpara, dallon nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Sa i përket mishërimit të idesë social-demokrate, nuk ka ndonjë dallim këtu. Në fakt, dallimi ka të bëjë me rrugën në të cilën ne duam të ecim përpara: politikbërjen në Kuvend. Ajo që kemi parë edhe në Kuvend, në këtë legjislaturë; kemi trajtuar tema populiste, por ne kemi nevojë të trajtojmë tema progresive”, ka thënë Sejdiu.

“Mendoj se kushtetuta e Kosovës e përcakton këtë më së miri. Kur dikush zgjedhet deputet, ai zgjedhet deputet i Kuvendit e jo vetëm i një subjekti”, u shpreh ai.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar sot kërkesën e 12 deputetëve të dorëhequr nga Lëvizjas Vetëvendosje, për krijimin e një grupi të ri parlamentar. /Insajderi.com