Pacolli komenton kalimin e ligjit për Gjuhët në Maqedoni

Pacolli komenton kalimin e ligjit për Gjuhët në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli ka vlerësuar lartë miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Ai ka thënë se ky është veprimi më i duhur i mundshëm, pasi respekton të drejtat e komuniteteve, në veçanti shqiptarëve..

“Lajm fantastik, miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Falënderim për gjithë spektrin politik në Maqedoni”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Hap shumë i rëndësishëm për partnerin tonë Maqedoninë drejt rrugës së integrimit në BE”, ka vlerësuar ai.

“Respektimi i të drejtave për të gjithë komunitetet, veçanërisht i shqiptarëve që përbëjnë një përqindje të lartë dhe përfaqësojnë komb shtetformues në Maqedoni, është veprimi më i duhur i mundshëm. Urime”, është shprehur Pacolli./Insajderi.com