
“Ti je një luledielli” mban emrin fushata sensibiliezuese e cila dhuroi dritë dhe mijëra buzëqeshje për fëmijët në nevojë.
Fushata për grumbullimin e fondeve në ndihmë të fëmijëve të Kosovës, të cilët janë të prekur nga sëmundjet e gjakut, sëmundjet e leukemisë, dhe ata që janë të prekur nga Kanceri.
Përmes fushatës “Ti je një luledielli”, bëhet grumbullimi i parave të cilat do të shkojnë njëqind përqind donacion për të blerë një aparat për repartin e onkohematologjike ne QKUK.
Gjithçka nisi nën idenë, konceptimin dhe kurimin e Albana Osmani. Dëshira për të ndihmuar fëmijët, për t’ju përmirësuar kushtet në të cilat ata kurohen dhe trajtohen, është motori me të cilin është konceptuar dhe funksionon kjo fushatë.
Për t’ju lehtësuar sado pak dhimbjen dhe kohën e vështirë me të cilën vogëlushet përballen gjatë trajtimeve, fushata “ti je një luledielli” e përmbushi qëllimin e saj përmes shitjes së produkteve të krijuara më shumë dashuri dhe përkushtim.
Të ardhurat e grumbulluara do të shërbejnë për blerjen e aparateve respiratorë, të cilat do të vendosen në funksion të fëmijëve të shtruar që kurohen në reanimacion, gjithashtu për blerjen e poltronëve të rinj për seancat e kimioterapisë.