Depoja e pazakontë ku u konservua mishi i ardhur nga Belgjika

Depoja e pazakontë ku u konservua mishi i ardhur nga Belgjika

Pas shpërthimit të skandalit të mishit në Belgjikë javën e kaluar, Insajderi zbuloi se kompania “Euro Ida” nga Rahoveci kishte importuar mish gjedhi nga kompania belge “Veviba”, mishi i të cilës ishte konstatuar të jetë i prishur nga autoritetet belge.

Insajderi ka siguruar dokumente brenda Doganës së Kosovës që tregojnë emrin e kompanisë kosovare që kishte eksportuar mish nga kompania “Veviba”.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Insajderi, kompania për përpunimin dhe konservimin e mishit “Euro Ida” me bazë në Komunën e Rahovecit, është kompania kosovare që kishte importuar mish nga kompania belge “Veviba”.

“Euro Ida” kishte importuar mish tri herë brenda muajve maj dhe qershor të vitit 2016. Mishi i importuar kishte qenë “mish gjedhi”. “Euro Ida” kishte marrë rreth 60 ton mish nga kompania belge “Veviba” në tri importe të realizuara ndaras nga njëra-tjetra.

Në një reportazh nga Kosova të realizuar nga Radio Televizioni i Belgjikës RTBF, është inçizuar edhe depoja ku është vendosur mishi i importuar nga kompania “Euro Ida” në Rahovec. Në storien e realizuar nga RTBF, vërehet se depoja e kësaj kompania ka përmasa të vogla.

Sipas inçizimeve, në deponë e kompanisë Euro Ida nuk kishte asgjë brenda saj. Kjo është raportuar nga Transmetuesi Shtetëror i Belgjikës.

Transmetuesi publik belg ka raportuar dje se edhe kompania “Vanlommel” nga Herentals, e specializuar në mish viçi, është kapur që ka dërguar në Kosovë mish të prishur.

Mirëpo, sipas kompanisë, ky ka qenë vetëm “një gabim njerëzor”.

Gushtin e vitit të kaluar, një sasi mishi prej 20 tonësh me etiketat e firmës “Vanlommel” është sekuestruar në kufirin e Kosovës. Kjo pasi mishit të destinuar për konsumatorin tonë i kishte skaduar afati i përdorimit, transmeton Koha.net.

E adresë në Kosovë për pranimin e këtij mishi ka qenë kompania “Euro IDA”, kompania e njëjtë e përfshirë në skandalin “Veviba”.

“Sërish mish nga Belgjika, dhe sërish njoftuam FASFC-në (Agjencia Federale për siguri në ushqim) dhe shkatërruam tërë sasinë e mishit në mënyrë që të mos arrinte tek konsumatori kosovar”, ka thënë një zëdhënës i Agjencisë Kosovare për Siguri në Ushqim për RTBF-në.

Për të parë storien e përgatitur nga Transmetuesi Publik belg, klikoni KËTU:

https://www.rtbf.be/auvio/detail_enquete-concernant-de-la-viande-belge-au-kosovo?id=2323978