Në pikë të ditës grabitet argjendaria në Prishtinë

Në pikë të ditës grabitet argjendaria në Prishtinë

Në mes të ditës tre persona hynë në një argjendari në rrugën Bill Klinton në kryeqytet, jo për të blerë, por për të vjedhur.

Ata kryen një grabitje në argjendarinë “Artar – Argjendar” deri sa në dyqan si shitës ishte një nëntëmbëdhjetë vjeçar.

Pronari i argjendarisë ka thënë për Klan Kosova se në ora katër më ka thirr djali dhe më ka thanë se babë më plaçkitën hajnat, ata kanë qenë dy persona.

“Në argjendari është bërë një grabitje me armë zjarri, dikund në ora katër më ka thirr djali dhe më ka thanë se babë më plaçkitën hajnat, ata kanë qenë dy persona, njëri ka grabit stoli të argjendit, ndërsa tjetri ka ruajt jashtë”, ka thënë pronari i kësaj argjendarie.

Në këtë argjendari u vodhën stoli në vlerë rreth 6 mijë euro.

Policia më pas kishin marrë video incizimet e kamerave, dhe kanë thënë se tani po merren më rastin në fjalë.