Biznesmeni deputet bëhet për mjek shkaku i demarkacionit. Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi tashmë gjendet në njërin nga spitalet e Kosovës, për t’i nënshtruar dializës, p" />

Biznesmeni deputet bëhet për mjek shkaku i demarkacionit

Biznesmeni deputet bëhet për mjek shkaku i demarkacionit

Biznesmeni deputet bëhet për mjek shkaku i demarkacionit. Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi tashmë gjendet në njërin nga spitalet e Kosovës, për t’i nënshtruar dializës, për shkak të problemeve me veshka.

Ai më herët tha për Insajderi, se nuk do të mund të marrë pjesë asesi në seancën e sotme, përshkak se kontrollet mjekësore të tij zgjasin deri në 6 orë.

Madje, ai tha se edhe pot ë caktohet seanca për demarkacion për ndonjë ditë tjetër, ai do të marrë pjesë por që s’gxuon që të votojë pro

“Spt hi se hi, nuk muj me marrë pjesë. Por, edhe nëse shtyhet për ndonjë ditë tjetër, unë s’guxoj ta votojë pro kësaj marrëveshje. Po më kërcënohet familja”, ka thënë Kelmendi

Kelmendi në këto momente është duke i marrë terapitë.

Ndërkohë, deputeti Ramiz Kelmendi ka treguar sonte se nuk do e votoj demarkacionin me Malin e Zi pasi është kërcënuar ai dhe familja e tij.

“Kam pasur edhe kërcënime personale, ndaj anëtarëve të familjes”, tha Kelmendi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kelmendi nuk u beson organeve të drejtësisë, prandaj nuk pranoi të tregoj se kush e ka kërcënuar.