Nait Hasani flet për portale, Luigjin e XV dhe votën për demarkacion

Nait Hasani flet për portale, Luigjin e XV dhe votën për demarkacion

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka marrë fjalën dhe për dallim prej kolegëve të tjerë.

Ai në fjalimin e tij në Kuvend, ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, por edhe për Luigjin XV.

“Ka tre vite që po flitet për demarkacionin. Kjo duhet të jetë vullnet për Të dhënat po tregojnë se Kosova po humb territor. Kushtet e BE-së për demarkacionin, në mënyrë që të ketë liberalizim të vizave. Demarkacioni duhet të jetë vullnet për fqinjësi të mirë. Demarkacioni nuk po del si cështje shtetërore, por si përfitim partiak, portaleve gazetareske, analistëve politikë dhe OBQ-ve”, ka thënë Hasani.

Ai ka shtuar se me politikë të portaleve, Kosova nuk mund të bëjë asnjëherë politikë me fqinjësi të mirë

“Me miqtë tonë nuk do të jemi asnjëherë partner, por kundër interest të shtetit të Kosovës. Kosova ka nevojë për liberalizim të vizave dhe shtet ligjor, e jo që shteti jam unë, si ka thënë Luigji XV”, ka thënë Hasani.

Ai ka shtuar se është kundër demarkacionit, por që do të veprojë pro interesave të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës./Insajderi.com