Kush u “palu” para PDK-së – VV apo LDK?

Kush u “palu” para PDK-së – VV apo LDK?

Debati i nxehtë ka përshkruar një debat mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj dhe Arbër Rexhaj të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Fillimisht Rexha ka thënë se deputeti i LDK-së, Selmanaj është ‘palu’ me kuptimin e plotë të fjalës nga PDK-ja.

“Po dua me i thanë disa gjëra që i përmendi Driton Selamanaj i LDK-së, ku i kam pa disa debate të tij me PDK-në dhe është palu me kuptimin e plotë të fjalës para PDK-së, mirëpo që Driton e sheh si frikë, ankth, makaber Lëvizjen Vetëvendosje në rrugëtimi e saj dhe frikësohet prej saj, e mësova sot”, ka thënë Rexhaj në fjalimin e tij.

Selmanaj ka reaguar duke iu kundërpërgjigjur teksa ka thënë se ai nuk ka gjetur asnjëherë dallim të madh mes PDK-së dhe VV-së. Po ashtu i ka thënë Rexhajt se “nëse dikush mendon që më ka palu mua, ju tjerët palohni krejt”.

“Në fakt Zotëri Rexhaj kam përshtypje që nuk më paske dëgjuar fare, kam thanë që kjo është emancipim kjo është maturi, ajo çfarë po bëni ju sot, por kam thanë që mesazhin që po e bartni jashtë është sikur dukni që keni frikë, tjetra kontekst raporti juaj me PDK-në prej themelimit të juaj si Vetëvendosje gjithmonë e kam pas me vështirësi me ju dalluar çka jeni ju, çka është PDK-ja, gjithmonë më keni dal si njësoj dhe tash kur po e shoh rolin e juaj dhe të PDK-së, PDK ka pasur rolin për shkatërrimin e tashëm dhe së kaluarës, ndërsa ju të shkatërrimit të së tashëm dhe së ardhshëm. Nëse mendoni që dikush më ka palu mua, juve tjerët palohni krejt besomë”, ka thënë Selmanaj./Insajderi.com