
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, kishte qenë në grupin e deputetëve që e kundërshtonin demarkimin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ajo së bashku me disa kolegë të LDK-së, si Shpejtim Bulliqi kishin dalur kundër shefit të tyre, Isa Mustafa, i cili udhëhiqte me qeverinë.
Madje, në atë kohë Osmani, përvec kundërshtimit të demarkacionit, ajo thoshte se kjo marrëveshje nuk duhet të shkojë në Kuvend, pa kërkim faljen e kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafa.
Osmani, kishte thënë se demarkacioni duhet të rrëzohet me votën e deputetëve të Kuvendit
“Demarkacioni mundet dhe duhet te rrëzohet me votë. Demarkacioni nuk duhet të shkojë në Kuvend pa kërkuar falje kryeministri (Isa Mustafa), që ka fyer rëndë njerëzit që kanë ekspertizë në këtë fushë e që kanë kundërshtuar me argumente demarkacionin”, kishte thënë Osmani.
Por, ndryshe nga atëherë, gjatë seancës së sotme, Osmani ka deklaruar se do të votojë pro kësaj marrëveshje, përkundër që hodhi kritika të ashpëra ndaj kryeministrit të tanishëm, Ramush Haradinaj.
Deputetja Osmani ka shtuar se qytetarët nuk e meritojnë që të mbeten edhe më tutje të izoluar./Insajderi.com