Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, 95 deputetë në sallë

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës, 95 deputetë në sallë

Seanca e Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për orën 11 ka filluar me gjysmë ore vonesë.

Në sallë janë 95 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Kadri Veseli në fjalën hyrëse tha se diskutimet rreth Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme, kurse sot pritet vetëm votimi.

Për të kaluar demarkacioni duhen 80 vota të deputetëve.