Ish-deputeti i PDK-së i kthehet fesë – feston pafajësinë e hoxhës

Ish-deputeti i PDK-së i kthehet fesë – feston pafajësinë e hoxhës

Është njëri ndër komandatët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, dhe pas përfundimit të luftës, ka qenë i kyqur për shumë vjet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Rrustem Mustafa, me këtë parti kishte arritur që të bëhet deputet i Kuvendit.

Tashmë kur ai është tërhequr nga politika aktive, po gjen kohë që të komentojë raste të vendimeve të gjyqësorit në vend.

Një të tillë e bëri edhe për imamin Shefqet Krasniqi, i cili sot u lirua nga akuzat për terrorizëm.

E Mustafa, i njohur si komandant Remi, e ka përshëndetur këtë vendim të Gjykatës.

Ai në facebook ka shkruar se asnjëherë nuk ka besuar në fajësinë e Krasniqit.

“Hoxhë Shefqet Krasniqi, urime pafajsia! Nga profili në media dhe njohurit se ka qenë ushtar i zoti në UÇK, lehtë kam besuar se Hoxhë Shefqet Krasniqi nuk mundet me qenë i fajshëm për vepra të përfolura”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Këtij statusi Mustafa ia ka bashkuar edhe një fotografi ku shihet Krasniqi i veshur në uniformë të UÇK-së.

Mustafa në Facebook, kohëve të fundit është përqendruar në problemet që e kanë kapluar Kosovën, duke i kritikuar politikanët vendorë. Anipse Mustafa për shumë vjet kishte qenë pjesë aktive e politikës, si anëtar i PDK-së, parti e cila tash e 11 vjet është në udhëheqje të vendit./Insajderi.com