Pas arrestimit, Gjuriq dërgon zëvendësin e vet në Kosovë

Pas arrestimit, Gjuriq dërgon zëvendësin e vet në Kosovë

Në Mitrovicën Veriore sot do të mbahet seanca e përbashkët e asamblistëve të 10 komunave me shumicë serbe të Kosovës.

Lista Serbe ka paralajmëruar në Beograd se po i braktisin institucionet kosovare dhe njëkohësisht është paralajmëruar se komunat serbe më 20 prill do ta formojnë Asociacionin e komunave serbe.

Në Mitrovicën Veriore sot do të mbahet seanca e përbashkët e asamblistëve të 10 komunave me shumicë serbe të Kosovës.

Takimi do të mbahet në hapësirat e njëjta në të cilat forcat e Policisë së Kosovës e arrestuan Marko Gjuriqin, drejtorin e të ashtuquajturës “zyre për Kosovë dhe Metohi” i cili kishte hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale. Në takimin e sotëm ai e ka dërguar zëvendësin e tij Petar Petkoviq.

Me kërkesë të kryetarit të Listës Serbe Goran Rakiq, takimi do të fillojë në orën 12:44, “për nder” të Rezolutës së KB 1244, me të cilën, përndryshe, i është urdhëruar forcave kriminale të armatosura serbe që brenda tri dite ta braktisin Kosovën.

Takimi do ta ketë vetëm një pikë të rendit të ditës – situata politike dhe e sigurisë në veri të Kosovës./Insajderi.com.