Ministri Rikalo tregon se si u gjunjëzua nga ROSU

Ministri Rikalo tregon se si u gjunjëzua nga ROSU

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, ka folur për herë të parë pas aksionit të arrestimit të Marko Gjuriqit, aksion në të cilin ai pësoi lëndime trupore e më pas u shtrua në spitalin e Mitrovicës.

Rikallo nga ambientet spitalore deklaroi se tanimë ai ndihet më mirë dhe se rikuperimi i tij është duke shkuar në hapa më të shpejtë.

“Sot ndihem më mirë, rikuperimi është duke shkuar më mirë dhe dhimbjet po më kalojnë. Kam qenë në kujdes të vazhdueshëm të mjekëve dhe gjendja është duke u stabilizuar”, ka thënë ai për “RTS”.

Ai foli edhe për momentin e arrestimit të Gjuriqit, ku tha se megjithëse ai iu afrua policëve për të qetësuar situatën me autoritetin e tij, kjo gjë nuk bëri punë.

“Në momentin që u njoftuam se policia është aty, unë dola nga objekti dhe u afrova tek policia me shpresën se ata do të më njohin dhe do ta qetësoja situatën me autoritetin tim”, tha Rikalo.

“Në momentin që ata u futën brenda, u shkaktua panik dhe njerëzit filluan të vraponin. Edhe pse unë u prezantova si ministër, polica më kërkoi që të ulem në gjunjë. Fillimisht ata më goditën në shpinë e më pas unë rashë në tokë, pas kësaj ata filluan të më shqelmonin”, thotë Rikalo duke shpjeguar momentin kur ai pësoi lëndime gjatë aksionit të policisë.

Rikallo shtoi se ai qartë u prezantua se është ministër në Qeverinë e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë sipas tij nuk u bëri përshtypje policëve pjesëmarrës në aksion

Ai pati edhe një paralajmërim për Policinë e Kosovës:

“Këto lëndime fizike do të kalojnë, por ndjenja që dikush ka dashur të të poshtërojë në këtë mënyrë nuk mund të harrohet lehtë, unë do ta mbajë në mënd këtë tërë jetën time./Lajmi.net/