Arrestohen tre persona për posedim të substancave të dyshuara narkotike

Arrestohen tre persona për posedim të substancave të dyshuara narkotike

Njësitet policore të stacionit Jugu të Prishtinës, sot rreth orës 10:00, kanë ndërmarrë një aksion i cili  është realizuar në lagjen Emshir, saktësisht në afërsi të shkollës Ekonomike, ku nga policia janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Personat e arrestuar janë femrat V.B (18-vjeçare) dhe V. D (17-vjeçare) si dhe një mashkull F. Xh (17-vjeçar), shtetas të Republikës së Kosovës.

Të njëjtit pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

Bëhet e ditur se vetëm në dy muajt e parë të këtij viti (2018), në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë iniciuar 10 raste për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe 72 raste  posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.