Mediat në Serbi: Si i humbi Policisë së Kosovës municioni gjatë arrestimit të Gjuriqit

Mediat në Serbi: Si i humbi Policisë së Kosovës municioni gjatë arrestimit të Gjuriqit

Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar gjatë ditës së sotme  se Policisë së Kosovës gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicën Veriore i ka humbur municion, shkruan Insajderi.

Një karikator i kallashit (AK-47) është gjetur 100 metra larg vendit ku ishte arrestuar Gjuriqi të hënën. Pikërisht ku sipas televizionit serb ishin vendosur njësia speciale ROSU.

Kujtojmë se disa persona ishin kishin provuar ta ndalonin arrestimin e Gjuriqit me që rast policia kishte hasur në një rezistencë por që më pas ishte tejkaluar.

Nga ky rast kishin mbetur të lënduar 32 persona përfshirë këtu edhe ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallon i cili ka marrë edhe tretman mjekësor./Insajderi.com