Shteti që i del në krah Serbisë pas arrestimit të Gjuriqit

Shteti që i del në krah Serbisë pas arrestimit të Gjuriqit

Ukraina e mbështet fuqishëm Serbinë pas ngjarjeve që ndodhen dy ditë më parë në Mitrovicën Veriore, ka thënë sot Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandroviq.

Aleksandroviq ka thënë se situata të ngjashme nuk duhet të ndodhin në të ardhmen.

“Ne e mbështesim Serbinë fuqishëm”, ka thënë Aleksandroviq në një intervistë për televizionin serb N1 Info.

Ambasadori i Ukrainës ka deklaruar se me arrestimin e Marko Gjuriqit, shteti i Kosovës ka dëshmuar papërgjegjësi dhe është kundërpërgjigjur në mënyrë joadekuate.

“Ukraina nuk e ka ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ne mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, por ashtu mbështesim çdo marrëveshje që arrihet në Bruksel. Mund të them se Qeveria e Kosovës është treguar totalisht e papërgjegjshme”, ka thënë Aleksandroviq. /Insajderi.com