Në Kosovë do të krijohet Policia e Gjelbër – konfirmohet nga Ministria

Në Kosovë do të krijohet Policia e Gjelbër – konfirmohet nga Ministria

Me kërkesën e ministres, Albena Reshitaj, Ministria e Punëve te Brendshme ka iniciuar krijimin e policisë së gjelbër.

Kjo Task Forcë për ajrin do të këtë për detyrë implementimin e veprimeve në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Ndërkaq, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga ky vit ndalon përdorimin e thëngjillit për ngrohje në Shkolla.

E Ministria e Shëndetësisë ka inicuar krijimin e komitetit për shëndet mjedisor dhe të sistemit informativ shëndetësor.