Policia e Kosovës reagon ndaj mediave serbe – tregon nëse është humbur municion gjatë aksionit në veri

Policia e Kosovës reagon ndaj mediave serbe – tregon nëse është humbur municion gjatë aksionit në veri

Policia e Kosovës përmes një njoftimi zyrtar ka mohuar raportimet e disa mediave serbe për ““humbjen e municionit” të Njësisë Speciale gjatë aksionit të së hënës, kur u arrestua në veri Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Sipas njoftimit zyrtar, këto raportime janë të pavërteta, dhe se sipas tyre asnjë pajisje e Policisë nuk është humbur.

“Ashtu siç e kemi bërë të ditur deri më tani, me datë 26.03.2018, PK-ja bazuar në planifikimet policore, ka qenë e angazhuar në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS) për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë të cilët nuk kanë poseduar leje për hyrje në Kosovë, dhe pas përfundimit të operacionit policor nuk është evidentuar asnjë humbje e pajisjeve apo municionit zyrtar të asnjë njësie policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar gjatë ditës së sotme  se Policisë së Kosovës gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicën Veriore i ka humbur municion, shkruan Insajderi.

Një karikator i kallashit (AK-47) është gjetur 100 metra larg vendit ku ishte arrestuar Gjuriqi të hënën. Pikërisht ku sipas televizionit serb ishin vendosur njësia speciale ROSU.

Kujtojmë se disa persona ishin kishin provuar ta ndalonin arrestimin e Gjuriqit me që rast policia kishte hasur në një rezistencë por që më pas ishte tejkaluar.

Nga ky rast kishin mbetur të lënduar 32 persona përfshirë këtu edhe ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallon i cili ka marrë edhe tretman mjekësor./Insajderi.com