Përplasja mes Haradinajt dhe Selimit: Nuk i del mirë me thanë se kam shit tokë për pushtet

Përplasja mes Haradinajt dhe Selimit: Nuk i del mirë me thanë se kam shit tokë për pushtet

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar përplasjen e tij me deputetin e Vetëvendosjes Rexhep Selimi, përplasje kjo që kishte filluar në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i VV-së kishte thënë se Haradinaj ka pranuar marrëveshjen e demarkacionit dhe “ka shitur tokë që të rrijë edhe pak ditë në pushtet”.

Këtë përplasje, Haradinaj e ka komentuar edhe në Rubikon të KTV-së. Ai ka përsëritur qëndrimin duke thënë se “Selimit s’ia qet mirë nëse i thotë Haradinajt se ke shitur tokë për pak ditë në pushtet”.

“Me i thanë Ramush Haradinajt, Rexhep Selimi se po shet tokë për pak ditë në pushtet s’i bie mirë atij. Ja ka rrejt që 100 vjet se e ka ditë që është ndryshe ja po rren atë ditë. Ai e di shumë mirë për çka jemi angazhuar të gjithë. E din sa kemi bë. E din që kur kemi bërë ne ku kanë qenë një pjesë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nëse Selimi do të vazhdonte përplasjen, “unë kam pas edhe sekuenca të tjera”.