“Haradinaj dhe liderët në Kosovë po përgatitën për luftë”

“Haradinaj dhe liderët në Kosovë po përgatitën për luftë”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se “deklarata e Ramush Haradinajt tregon se liderët në Kosovë duan luftë”.

“Nga deklaratat e Ramush Haradinajt është e qartë për të gjithë, se në Prishtinë janë në funksione njerëzit që nuk duan paqe, por që po përgatisin luftë. Ramush Haradinaj ka të drejtë që nuk mund të ketë ndarje dhe shkëmbim të territorit të Kosovës dhe Metohisë, sepse i gjithë territori i Kosovës është pjesë e Republikës së Serbisë”, ka shkruar Gjuriq në Twitter gjatë orëve të mbrëmjes

Kryeministri Haradinaj dje ka deklaruar se “Kosova nuk mund të zhbëhet për hatër të askujt dhe se nuk ka ndarje të Kosovës dhe as nuk do të ketë këmbim territoresh”.

Ai ka porositur presidentin serb, Vuçiq, se “duhet ta kuptojë që durimi i Kosovës nuk duhet testuar pa kufi dhe se ne do ta mbrojmë të drejtën tonë”