Ja se si e sheh deputeti gjerman mundësinë e hyrjes së Serbisë në BE

Ja se si e sheh deputeti gjerman mundësinë e hyrjes së Serbisë në BE

Hyrja e Serbisë dhe e gjithë Ballkanit në Bashkësinë Evropiane është e mundur nëse ndërpritet me mbjellje të nacionalizmit gjë që duhet të ndërpritet menjëherë, dhe se për Serbinë nuk do të shikohet nëpër gishta.

Kështu komenton Josip Juratoviq, deputeti i parlamentit gjerman nga radhët e SPD, partisë në pushtet, shanset e rajonit të integrohet në BE deri në vitin 2025.

Ai thotë se Serbia gjithqysh është e detyruar ta zgjidhë çështjen e marrëdhënieve me Kosovën para hyrjes në BE.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet. Duhet të ketë vullnet të mirë pikë së pari në Serbi, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Interesi i të gjitha palëve është hyrja në Bashkimin Evropian. Këtu nuk është vetëm çështja e kufijve, por Bashkësia Evropiane nuk dëshiron që të tërhiqen kufij të rinj. Kam dëgjuar për tezën se marrëdhënia në mes  të Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet sipas modelit të Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore sipas të cilës ato nuk do ta njihnin njëra tjetrën, por nuk do të pengonin njëra tjetrën të hyjnë nëpër institucione ndërkombëtare. Kjo sipas meje është një prej mundësive, për këtë nuk është debatuar nëpër institucione, megjithatë vendimin duhet ta marrin në Beograd dhe Prishtinë”, thekson Juratoviq, transmeton Insajderi.com.

Ai shton se megjithatë çështja e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, nuk është kyçe për qytetarë të thjeshtë.

“Sikur të dilni në rrugët e Beogradit dhe ta pyetni kalimtarin e parë se çfarë pret nga politika, ai do t’ju përgjigjet se pret një vend pune të mirë, banesë, sistem shëndetësor dhe të arsimit të mirë, këtë do t’ju thotë. Ndërsa Kosovën e ka diku në vendin e dhjetë, dhe ndoshta as që do t’i bie ndërmend. Sikur të dilni në rrugët e Prishtinës, shqiptari do t’ju thotë të njëjtën gjë. Besomëni, kam eksperiencë në këtë. Njësoj është edhe në Shkup, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë, Zagreb, Berlin dhe në Paris. Pra, përse merremi me gjëra të cilat për njerëzit është në vendin e fundit. Dhe të gjithë e dimë se për t’u ndërtuar sistemet duhet kooperim dhe bashkëpunim rajonal, e jo izolim”, pretendon Juratoviq.

Deputeti gjerman thekson se është shumë me rëndësi që Serbia si dhe gjithë rajoni të hyjnë në Bashkimin Evropian, por jo që Serbisë të shikohet në mes të gishtave, ajo duhet plotësisht t’i zbatojë kërkesat e BE./Insajderi.com.