Haradinaj: Rikalo i madh me trup, policët menduan se është ndonjë specials

Haradinaj: Rikalo i madh me trup, policët menduan se është ndonjë specials

Përfaqësuesit e Listës Serbe, kanë marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës duke i paraqitur disa kërkesa të tyre, pas zhvillimeve të fundit, raporton Insajderi.

Njëra ndër çështjet që është ankuar Dalibor Jevtiq ka qenë trajtimi që i është bërë ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, i cili thoshte se ka pësuar lëndime nga ndërhyrja e Policisë së Kosovës, në kohën kur është arrestuar Marko Gjuriq.

Menjëherë Haradinaj, pas fjalimit të Jevtiq, ka arsyetuar reagimin e Policisë së Kosovës teksa ka komentuar edhe lëndimin e Rikalos.

Haradinaj ka thënë se ndoshta policët nuk e kanë njohur ministri dhe se iu ka dukur si polic i ndonjë njësie speciale.

“Policia kur e kanë pa të madh me trup kanë menduar që është ndonjë specials, por garantoj që nuk është kundër tij kurrë dhe kundër përfaqësuesve të serbëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.