Surroi tregon nëse është etike të rrëzohet Qeveria pas largimit të Listës Serbe

Surroi tregon nëse është etike të rrëzohet Qeveria pas largimit të Listës Serbe

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi sot në Facebook ka reaguar për largimin e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, transmeton Koha.net .

Ai me këtë rast është pyetur se nëse ka qenë etike që të pritet Lista Serbe për t’u formuar Qeveria e Kosovës, pse nuk është etike që të rrëzohet Qeveria pas largimit të kësaj Liste?

Ky është postimi i Surroit në Facebook:

“Nëse ka qenë etike të formohet Qeveria duke e pritur Listën Serbe, pse nuk është etike të rrëzohet Qeveria me largimin e Listës serbe? Apo edhe për këtë nevojitet pëlqimi i saj?”