Konfiskohet mish në tregun e veturave në Prizren

Konfiskohet mish në tregun e veturave në Prizren

Inspektorati i Komunës së Prizrenit ka konfiskuar mish edhe në tregun e veturave në këtë komunë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se në këtë treg është kapur një sasi e konsiderueshme e mishit.

“Gjatë aksionit për konfiskimin e produkteve të mishit të prishur, Inspektorët Komunal kanë konfiskuar një sasi të mishit në tregun e veturave”, ka thënë Haskuka.

Përveç, mishit të mërkurën, Inspektorati i komunës bashkë ëm zyrtarë të ATK-së kanë asgjësuar edhe artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe produkte të përdorimit të përgjithshëm me afat të skaduar.

Vlera totale e produkteve që janë asgjësuar, është mbi 14 mijë euro.