“Nuk ma ndinë për ministri” – Pacolli flet për planin e AKR-së nëse del nga Qeveria

“Nuk ma ndinë për ministri” – Pacolli flet për planin e AKR-së nëse del nga Qeveria

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë për Insajderi se Lista Serbe nuk do të largohet nga qeveria Haradinaj, përkundër që zyrtarët e kësaj partie ditë më parë e kishin paralajmëruar një gjë të tillë.

Pacolli deklarimet e tyre i cilësoi si inate të përkohshme, pas ngjarjes në veri të Mitrovicës, ku u arrestua Marko Gjuriq.

“Nuk është folur për këtë gjë. Mendoj që vetë Lista serbe e dinë që vendi dhe platforma më e mirë ku i shërbejnë interesave të serbe është vetë qeveria e Kosovës. Unë nuk besoj që ata janë të papërgjegjshëm që të largohen. Unë besoj që prapë do të kthehen në qeveri”, ka thënë Pacolli.

Ai ka shtuar se nëse do të vijë momenti që vendi të ketë një qeveri gjithë përfshirëse shqiptare, ai do të jetë në gjendje që të heq dorë nga disa poste ministrore, për shkak se sipas tij ai ka qenë kërkues për një qeveri të tillë.

“Gjithmonë unë kam qenë mbështetës i madh i qeverisë gjithpërfshirëse shqiptare. Unë besoj që secili prej nesh duhet të jetë i përgjegjshëm sa i përket punëve të qeverisë. Nuk kanë qenë postet e ministrive që më kanë joshur për tu bashkuar në qeveri. Nëse vjen deri të një qeverisje gjithëpërfshirëse cdo gjë do të diskutohet”, ka thënë Pacolli.