Krasniqi i quan kriminelë ata që dhanë urdhër për arrestimin e shtetasve turq

Krasniqi i quan kriminelë ata që dhanë urdhër për arrestimin e shtetasve turq

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, tani kryetar i këshillit kombëtar i Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, që lidhen me arrestimin dhe dëbimin e shtetasve turq.

Krasniqi e ka përshkruar krejt këtë situatë me fjalët: turpi brira nuk ka.

Krasniqi i quajti kriminelë të gjithë ata që kanë dhënë urdhër për arrestimin e tyre.

“Arrestimi dhe ekstradimi i arsimtarëve të Kolegjit Memet Akif në Turqi është turp që nuk lahet lehtë, është më shumë se turp se është dëshmi e gjallë se ky mentalitet as bënë e as krijon shtet dhe as mbron shtet.Ata njerëz që kanë dhënë urdhër për një veprim të tillë, janë kriminel. Kriminel që po e shkatërrojnë shtetin e vet, që po e izolojnë popullin tonë dhe në vend që të integrohemi në Demokracinë Perëndimore, po integrohemi në despotizmin e tiraninë aziatike. Turpi qoftë mbi ata që e gatuan ketë gjellë të ligë. Nëse Kryetari i shtetit, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri nuk e dinë kush dha urdhër, atëherë kush po sundon në Kosovë? Me ketë veprim të shtetit tim, u ndjeva më shumë se i turpëruar. Turpi brirë nuk ka! ka shkruar Krasniqi.