Ipeshkvia e Kosovës njofton për programin e Festës së Pashkëve

Ipeshkvia e Kosovës njofton për programin e Festës së Pashkëve

Ipeshkvia e Kosovës me seli në Prizren ka njoftuar lidhur me programin e Festës së Pashkëve 2018 që do të mbahet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

E shtunë,  31 mars 2018 – VIGJILJA E PASHKËVE

Mesha Solemne/Qendore e Pashkëve do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë në ora 21:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji. Në mbarim të meshës, do të ndahen vezë të pashkëve për fëmijë dhe të pranishëm.

Kurse ditën e Pashkëve, e diele, 1 prill, do të ketë edhe këto meshë:

Ora 11:00: Mesha në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.

(Ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00)

Ora 18:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.

PRITJA SOLEMNE E PASHKËVE

E Diele, ora 19:00 – 20:00: Pritja Solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales Nënë Tereza Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.

Me konsideratën më të madhe për punën tuaj të vyer dhe për bashkëpunimin korrekt.