Vjedhje e rëndë në një lokal bastore

Vjedhje e rëndë në një lokal bastore

Policia e Kosovës raporton për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje në orët e hershme në Junik.

“Pas një pune operative hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi i njëjti ka thyer derën e një lokali–bastore dhe nga aty ka vjedhur 910 euro, tre telefona, një arkë metalike si dhe dokumente personale të viktimës mashkull shqiptar-pronarit të lokalit”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se mjetet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar në shtëpinë e të dyshuarit, derisa me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.