Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës e quan akt barbar dëbimin e turqve

Qendra për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës e quan akt barbar dëbimin e turqve

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin ndaj mënyrës së dëbimit nga Kosova të gjashtë shtetasve turq.

Kjo qendër ka  vlerëson se mungesa e transparencës institucionale për rrethanat e rastit është e papranueshme dhe e paprecedentë për një shtet që aspiron demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“QKRMT duke e konsideruar atë si shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut, ndërsa në pikëpamje ligjore dhe procedurale si veprim arbitrar në mënyrën dhe shpejtësinë e vendosjes për dëbimin e tyre”.

“Ligji për të Huajt në Kosovë (neni 100 par 1.5) shprehimisht përcakton se i huaji nuk mund të dëbohet nga territori i Republikës së Kosovës nëse ekziston dyshimi i bazuar se i huaji, në vendin e origjinës apo në një vend tjetër, do të dënohet me vdekje, do t’i nënshtrohet torturës, trajtimit çnjerëzor e degradues apo dënimeve për shkaqe diskriminuese. Akti i Torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit janë të ndaluara me Konventat Ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës sikurse edhe ligjet e tjera të aplikueshme në vend”, thuhet në komunikatën e kësaj qendre.