Krerët e shtetit mblidhen në takim urgjent

Krerët e shtetit mblidhen në takim urgjent

Krerët e shtetit janë mbledhur në një lokal jashtë Prishtinës për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, raporton Indeksonline.

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, zv/kryeministri Behgjet Pacolli dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj, janë parë duke hyrë në një restorant në periferi të Prishtinës.

Arsyeja e këtij takimi është situata e krijuar ditëve të fundit që prek sektorin e sigurisë.