Presidenti duhet të shkarkohet nëse është përfshirë në rastin e turqve

Presidenti duhet të shkarkohet nëse është përfshirë në rastin e turqve

Deputetja Mimoza Kusari-Lila pas ngjarjes së djeshme, ku janë arrestuar gjashtë shtetas turq tha se duhet nisur procedura e shkarkimit të presidentit në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm.

Kusari-Lila në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se as Kryeministri dhe as Kryetari i Kuvendit nuk janë duke e ditur punën dhe përgjegjësitë e detyrave që mbajnë, ndërsa në këtë mjegull, Presidenti i shtetit po e shfrytëzon momentin dhe i ka okupu të gjitha pozitat qeverisëse të vendit.

Lexoni të plotë postimin e Kusarit në Facebook:

“Po debatohet në Kuvend për ngjarjen e djeshme të deportimit të shtetasve të Turqisë. Kryeministri i vendit zyrtarisht e pranon se nuk ka qenë i informuar dhe se ende nuk po i ‘din’ procedurat e qeverisjes parlamentare.

Kryetari i kuvendit e pranon se sikur të ishte informuar me kohë, do të kishte shkuar në aeroport dhe do të ndalonte deportimin e tyre.

Përmbledhja: As Kryeministri dhe as Kryetari i Kuvendit nuk janë duke e ditur punën dhe përgjegjësitë e detyrave që mbajnë. Në këtë mjegull, Presidenti i shtetit po e shfrytëzon momentin dhe i ka okupu të gjitha pozitat qeverisëse të vendit.

E para, duhet nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm.

E dyta, partitë politike të dakordohen për agjendën legjislative dhe politike afatshkurtër përfshirë këtu edhe afatin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare deri në fund të 2018.

Në këtë katrahurë, asnjëri nga udhëheqësit institucional nuk janë duke qeverisë për Kosovën”.