Tri parti bëhen “bashkë” – kërkojnë seancë për arrestimin e Gylenistëve

Tri parti bëhen “bashkë” – kërkojnë seancë për arrestimin e Gylenistëve

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me mbështetjen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes  dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur, kanë filluar procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e arrestimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë

“Duke marrë parasysh mos harmonizimin e veprimeve institucionale të Qeverisë së Kosovës lidhur me rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë si dhe duke pas parasysh pasojat të cilat janë krijuar nga kjo ngjarje dhe ikjen nga përgjegjësia e kësaj qeveri para Kuvendi të Republikës së Kosovës, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës me mbështetjen e Grupit Parlamentar të VV dhe GDP filluan procedurat për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim.

Seanca kërkohet të mbahet ditën e martë datë 03.04.2018.