Ministri i Brendshëm dhe Shefi i AKI-së ende nuk kanë liruar pozitat

Ministri i Brendshëm dhe Shefi i AKI-së ende nuk kanë liruar pozitat

Kërkesa e Ramush Haradinajt drejtuar Ministrit Flamur Sejfaj dhe Shefit të AKI-së, Driton Gashi, ende nuk është pranuar. Asnjëri prej zyrtarëve të Shtetit nuk ka lëshuar njoftim se ka liruar pozitën. Ndërkohë, Shefi i Qeverisë ende nuk ka marrë vendim për shkarkim.

Ministria e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Shefi i AKI-së, Driton Gashi, ende nuk kanë njoftuar se kanë pranuar kërkesën për t’u larguar nga pozitat insitucionale pas skandalit të dëbimit të 6 gylenistëve në Turqi.

Sefaj dhe as Gashi nuk kanë lëshuar ndonjë njoftim se kanë dhënë dorëheqje ose kanë liruar pozitat siç ka kërkuar Shefi i Qeverisë, Ranush Haradinaj.

AKR ka kundërshtuar kërkesën e Kryeministrit derisa kanë kërkuar sqarime shtesë. Ndërsa, për shkarkimin e Shefit të AKI’së duhet edhe pajtimi i Presidentit Hashim Thaçi, i cili ende nuk ka treguar se cili është pozicioni i tij për këto largime.

Gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova me një vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë. Revokimi kishte ndodhur pasi AKI në bashkëpunim me inteligjencën turke kishin konstatuar se të njëjtit persona përbëjnë rrezik  kombëtar për Shtetin.

Behgjet Pacolli kishte thënë se operacioni ishte udhëhequr nga Shefi i AKI-së derisa informacione s’kishin pasur as Haradinaj, Veseli e Thaçi. Megjithëkëtë, shumëkush ka drejtuar gishtin se operacionin e ka udhëhequr edhe Presidenti.

Sidoqoftë, operacioni për arrestimin dhe dërgimin e turqve në Turqi ishin zhvilluar gjatë ditës së enjte. Ishin deportuar për në shtetin turk me një procedurë të përshpejtuar.

Pas kësaj, Kryeministri Haradinaj ka lëshuar një shkresë me të cilin ka kërkuar lirimin e pozitave shtetërore të Sefajt dhe Gashit.

Express ka provuar të kontaktojë me Sefajn, Gashin dhe Qeverinë e Kosovës. Por, s’kanë pranuar të flasin lidhur me procedurat e mëtutjeshme.