Arsyetimi aspak serioz i kryeministrit para familjarëve të gjashtë gylenistëve

Arsyetimi aspak serioz i kryeministrit para familjarëve të gjashtë gylenistëve

Gjashtë përfaqësues të organizatës ‘FETO’ janë deportuar në Turqi, me një procedurë tejet të shpejtë. E gjitha ngjarja kishte ndodhur brenda dy orëve. Ata ishin arrestuar dërguar në aeroporti dhe ishin nisur për në Turqi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se për gjithë këtë veprim të shtetit të Kosovës në bashkëpunim me shtetin turk nuk kishte qenë në dijeni.

Haradinaj ka takuar familjarët e gjashtë gylenistëve të arrestuar. Ai në këtë takim ‘ngushëllimin’ e vetëm për ta e kishte se një gjë e tillë nuk do të ndodhë më.

“Kemi marr sot vendim, që asnjë vendim tjetër nuk mundet me qenë befasi për askënd. Kjo nënkupton se nuk do të ketë befasi më, kjo ka qenë një befasi, por nuk do të ketë më…Edhe unë iu falënderoj dhe uroj që të zgjidhet si duhet. Ju si familje këtu çdo kërkesë tuajën ne do e shqyrtojmë”, ka thënë Haradinaj.

Tani besohet se gjashtë gylenistët gjendën në një burg në Turqi, por që familjarët thonë të mos kenë arritur ende të kontaktojnë me ta.

Lidhur me të njëjtin rast Haradinaj ka ndërmarrë disa veprime; ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Flamur Sefaj dhe drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Driton Gashi.